Një aeroplan ushtarak u rrëzua pranë Kovaçicës në Serbi, me ç’rast piloti ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4”, gjatë katapultimit, një pilot i Qendrës për testime fluturuese ka vdekur, ndërsa piloti i dytë u plagos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.
Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.