Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë ka thënë se rrëzimi i një droni amerikan që u përplas me një aeroplan luftarak rus është një “sinjal” i “gatishmërisë” së Vladimir Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit.
Aeroplani u përplas të martën me dronin amerikan MQ-9 Reaper në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit.
Kremlini ka mohuar çdo përfshirje, por thotë se aktiviteti i SHBA pranë kufijve të Rusisë është “shkak shqetësimi”.
Por në një postim në Twitter sot, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, mendon se kjo është një sinjal i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar konfliktin.