Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale.
Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, të gjithë ministrat kanë votuar pro.
Sipas ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, në skemën e pensionit bazik janë rreth 70 mijë persona.