GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Rreth 500 milionë euro parashihen humbje nga masat e BE-së

09/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
BE’ja mirëpret miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë: U përfshinë rekomandimet tona
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 500 milionë euro supozohet se do t’i humb Kosova nga masat e ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar, meqë Qeveria Kurti ka refuzuar të rreshtohet me partnerët ndërkombëtarë sa i takon çështjes në veri të Kosovës.

Krahas dëmeve në ekonomi, sistemi i drejtësisë do të pësojë humbje të mëdha, pasi Bashkimi Evropian konsiderohet si donatori kryesor në reformën e drejtësisë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, thotë se deri në fund të vitit, parashihet që Kosova t’i humb rreth 500 milionë euro.

Kreu i AKB-së, faktorin ndërkombëtar e sheh si bashkëpronarë të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“Kosova po përjeton një kohë kur askush nuk ka menduar që pas çlirimit ne do të ballafaqohemi me masa sanksionuese kundër Kosovës nga miqtë të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpronarë të çlirimit dhe të pavarësisë së vendit dhe kjo është si rezultat i një presioni, i cili po i jepet institucioneve të Kosovës, për të pranuar një kërkesë e cila shoqërohet lidhet me stabilizim të veriut të Kosovës. Në kuadër të kësaj, këto masa janë ndëshkuese kundër Qeverisë por që do t’i vuaj edhe qytetari e biznesi. Nga masat e MSA-së dhe nga konferencat tregtare që ka Kosova ose që do të ndalen fondet nga IPA, këto janë masa që do t’i ndiejmë nëse do të vazhdojë deri në fund të vitit secili nga ne, sidomos bizneset e prodhuesit eksportues dhe dëmi mund të jetë mbi 500 milionë euro dhe kjo ndoshta është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës në këtë situatë”, thotë Shahini për EO.

E vendimi për targa dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit pa praninë e serbëve, janë gabimet që sipas Shahinit janë bërë nga institucionet kosovare.

“Hapat e parë që mund të them se kanë gabuar duke tentuar ta shtrijnë sovranitetin përmes targave që ishte e drejtë e Kosovës por jo momenti. Momenti i dytë është kur Kosova i mbajti zgjedhjet në veri pa praninë e serbëve dhe pa dëshirën e tyre. Ne jemi shtet demokratik dhe në demokraci duhet të sundojë shumica aty ku edhe jeton, jo pakica mbi shumicën”, thotë Shahini.

E pasoja të mëdha sipas avokatit Ardian Bajraktari do të vërehen edhe në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, Bashkimi Evropian konsiderohet si donatori kryesor në fushën e drejtësisë.

“Fillimisht duhet bërë të qartë që Bashkimi Evropian është njëri prej donatorëve kryesor në mbështetje të proceseve reformuese, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë por jo vetëm, në këtë drejtim natyrisht që paralajmërimet e tilla janë një sinjal tepër dëshpërues për vendin e për rrugën në të cilën ne si shtet synojmë ta arrijnë në strukturat euroatlantike, mirëpo po shpresoj se më në fund do të jetë një moment reflektimi nga ana e institucioneve tona, të cilat pavarësisht faktit që në aspektin ligjor dhe kushtetues kanë të drejtë të ndërmarrin veprime të tilla për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ajo që në fakt po kërkojnë partnerët ndërkombëtarë është që të jenë në koordinim dhe në bashkërendim me ta në lidhje me situata të tilla”, u shpreh Bajraktari.

Ai ka përmendur edhe fondet që janë dhënë nga Bashkimi Evropian në sistem të drejtësisë. Shembull ka marrë mbështetjen në digjitalizimin e të dhënave penale, ku qytetarët mund të pajisen online me certifikata për çështjet penale.

“Mbështetja e Bashkimit Evropian ka qenë jashtëzakonisht e madhe, është prej donatorëve kryesor në reformën e drejtësisë. Mbështetja ka qenë në dy drejtime; mbështetja direkte në programet dhe proceset e ndryshme, vlen të përmendet mbështetja në digjitalizimin e të dhënave penale por edhe mbështetja sa i përket sistemit qendror të evidencës penale me të cilën qytetarët mund të kyçen dhe të marrin certifikata për çështjet penale në formë online. Besoj që është një mbështetje jashtëzakonisht e madhe, shto faktin këtu që Bashkimi Evropian përmes programeve të saja ka ndihmuar edhe në procesin e hartimit të legjislacionit me komente e propozime të caktuara, të cilat e kanë bërë legjislacionin në pajtim të plotë me legjislacionin e BE-së”, u shpreh Bajraktari.

Tags: be-jakosovaMasatQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

“Tigri prej letre”, ‘shpërthejnë’ reagimet edhe në Kosovë pas deklaratës së Gërvallës

Next Post

I pasionuar pas makinave të shpejta e luksoze, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

Next Post
I pasionuar pas makinave të shpejta e luksoze, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

I pasionuar pas makinave të shpejta e luksoze, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.