GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rreth 2 mijë qytetarë mblidhen kundër ndërtimit të fabrkës së çimentos në Klinë, Qeveria merr vendim të hënën

14/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Rreth 2 mijë qytetarë mblidhen kundër ndërtimit të fabrkës së çimentos në Klinë, Qeveria merr vendim të hënën
Share on FacebookShare on Twitter

Në mes të fshatrave Dollc e Gremnik të Klinës, është paraparë të ndërtohet një fabrikë e çimentos.

Megjithatë investimi 200 milionësh po kundërshtohet fuqishëm nga qytetarë të kësaj ane. Në protestën e organizuar të shtunën dikush tha se do t’u sjellë kancer e dikush tjetër e cilësoi si fabrikë vrasëse.

Në mbështetje të kësaj kauze erdhi edhe një qytetar që jeton në Zvicër qe 40 vite.

“Unë quhem Pashk Marku dhe vij nga fshati Videnj i Klinës. Unë jetoj e punoj në Zvicër. Unë menoj që sigurisht është shumë shumë e rrezikshme kur ajo do të qëndroj me vite nuk do të qëndrojë 2 javë a 3 apo 1 vit”, thotë qytetari nga Klina.

E dikush u shpreh i gatshëm që ta jap edhe jetën që projekti mos të jetësohet.

“Këta tinza e kanë ba, s’kanë vet hiç. E kanë ba mas shpine këtë. Na jetën kena me dhanë për këtë punë. Na qetu gjak kena me derdhë e këtë punë s’kena me lanë”, thotë Begishe Thaçi, qytetare e Klinës.

Përveç policisë që po përkujdesej që protesta të mos eskaloj aty u pa edhe një njësi e KFOR-it moldav.

E kur numri i protestuesve the thirrjet po shtoheshin, në protestë arritën edhe politikanë. I pari që iu bashkëngjit protestës ishte deputeti i PDK-së, Hisen Berisha. Pas tij erdhi edhe Fitore Pacolli-Dalipi nga partia në pushtet, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis.

Pasi iu bashkëngjit këshillit protestues, kjo e fundit tha se ministria e Ambientit do të marrë të hënën një vendim për këtë çështje, teksa për situatën e tanishme e ktheu gishtin nga komuna, raporton Tëvë 1.

“Jemi duke e analizu situatën në detaje dhe të shohim se si mund ta zgjidhim problemin dhe të punojmë ashtu edhe siç ju po kërkoni, të kërkojmë ajër dhe ambient të pastër për secilin qytetar të Klinës”, thotë Pacolli.

E Berisha i PDK-së tha se ai nuk është kundër fabrikave, por kundër që fabrikat ta shkatërrojnë jetën e qytetarëve.

“Na e kem një përvojë. E kemi Hanin e Elezit dhe e vizitojmë shpesh. E kemi pa në çfarë mjerimi jeton ajo zonë. E keni pa sa premtimi është bë se do të ndërrohen filtrat dhe do të mbrohen. Por ai popull jeton në mjerim, prandaj edhe natyra e bota e gjallë janë në mjerim”, thotë Berisha.

Kryetari i Këshillit Protestues Veton Raci tha se kanë mbledhur 5 mijë nënshkrime që fabrika të mos ndërtohet dhe potencoi se nuk do të ndalen deri sa t’ia arrijnë qëllimit.

“A e dini se fabrika e çimentos në Han të Elezit, lartësia e ndotjes së ajrit arrin deri në Shkup. Nuk duhet të lejojmë që një ndotje e tillë të na ndodh edhe në qytetin tonë”, tha Raci.

Investitor i fabrikës së çimentos në Klinë është kompania Wallingford International Kosovo LLC me seli në Kosvë teksa punimet do t’i kryejë kompania gjermane Thyssenkrupp Industrial Solutions. Televizioni i ka dërguar pyetje gjatë ditës kompanisë investitore, por nuk ka marrë përgjigjje. Përgjigjje nuk kanë kthyer gjatë ditës as nga komuna e Klinës. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

Teuta Krasniqi po martohet, e provon vellon

Next Post

“Horë na keni bo”, Laureta i përgjigjet mesazhit nga Kosova

Next Post
“Horë na keni bo”, Laureta i përgjigjet mesazhit nga Kosova

“Horë na keni bo”, Laureta i përgjigjet mesazhit nga Kosova

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.