GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rreth 13 shqiptarë në kampet e ISIS-it, kurdët kërcënojnë se nuk do t’i mbrojnë më

25/11/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rreth 13 shqiptarë në kampet e ISIS-it, kurdët kërcënojnë se nuk do t’i mbrojnë më
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat kurde në Sirinë verilindore i kanë thënë BBC-së se mund të detyrohen të ndalojnë mbrojtjen e kampeve që mbajnë militantët e Shtetit Islamik dhe të afërmit e tyre. Forcat Demokratike Siriane kanë bërë të ditur se nuk kanë më kapacitet për të ruajtur këto kampe, për shkak të sulmeve të ushtrisë turke. Sipas informacioneve të “A2 CNN”, në njërin prej këtyre kampeve, Al Havl, ndodhen 13 shqiptarë.

Turqia ka kryer disa operacione në rajon, pas një sulmi me bombë në Stamboll ku gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se një duzinë u plagosën. Shteti turk fajëson forcat kurde për mbështetjen e terroristëve, gjë që ka acaruar edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) përbëhen kryesisht nga militantë kurdë, të cilët SHBA i mbështet me armë. Ata kanë mohuar çdo përfshirje në sulmin në Stamboll.

Kreu i FSD-së, gjenerali Mazlum Abdi, i tha BBC-së se operacionet ushtarake të Turqisë do të ndihmonin në ringjalljen e grupit terrorist ISIS.

“Kjo do të çonte në një luftë të dytë civile në Siri dhe operacionet tona kundër ISIS do të ndërpriteshin. Ne luftuam dhe mundëm ISIS-in në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar, ndërsa tani Turqia do të minojë të gjithë përpjekjen,” tha ai.

Al-Hawl është kampi më i madh ku mbahen militantët e ISIS dhe familjet e tyre. Siç raporton BBC, mbi 50,000 njerëz jetojnë atje, mbi 60 për qind e tyre gra dhe fëmijë.

Abdi paralajmëroi se nëse sulmet turke vazhdojnë, kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në aftësinë e forcave të tij për të siguruar kampin.

“Ne do të jemi të zënë me mbrojtjen e njerëzve tanë dhe nuk do të jemi në gjendje të ruajmë kampet. Autoritetet turke kanë shënjestruar vendbanimet civile, stacionet e prodhimit të energjisë elektrike ose naftës. Kjo do të çojë në zhvendosje masive të njerëzve,” tha Abdi.

Në maj të këtij viti, Shqipëria dhe Kosova kryen operacionin e fundit të riatdhesimit të shtetasve të tyre nga Siria dhe Iraku . Autoritetet njoftuan se katër gra dhe nëntë fëmijë të moshës nga 6 deri në 16 vjeç nga Shqipëria kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës së bashku me shtetas të tjerë të Kosovës të arratisur nga kampet skëterrë.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga zonat e ish-konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-kosovar dhe me mbështetjen e partnerëve amerikanë përmes koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë.

Tags: ISISkosovaret
ShareTweetShare
Previous Post

Ja çfarë ndodh gjatë fotografimit ku merr pjesë edhe Putin

Next Post

Hana e Istrefi hedhin akuza të rënda ndaj njëri tjetrit për punët në Telekom

Next Post
Hana e Istrefi hedhin akuza të rënda ndaj njëri tjetrit për punët në Telekom

Hana e Istrefi hedhin akuza të rënda ndaj njëri tjetrit për punët në Telekom

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.