Stuhia dhe të rreshurat e mëdha kanë përmbytur rrugë të tëra në Gjermani dhe disa hekurudha nacionale është dashur të mbyllen të premten si pasojë e motit të vështirë. Deri më tani nuk është lajmëruar për ndonjë të lënduar, transmeton Gazeta Metro.
Shërbimi Nacional i Motit në Gjermani kishte paralajmëruar se gjatë javës do të ketë stuhi dhe të rreshura të cilat e goditën Gjermaninë të enjten.
Në qytetin perëndimorë të Duisburgut zjarrëfikësit kanë shpëtuar disa kerre të cilat janë bllokuar në rrugë nga vërshimet. Gjithashtu dyqane dhe rrugë të tëra janë përmbytur në qytetin veriorë të Braunschëeig dhe raportime të ngjajshme pati edhe në Kassel. Agjencia gjermane e lajmeve dpa ka raportuar se edhe afër Frankfurtit disa drunjë kanë rënë përmbi shtëpi dhe vetura.
Operatori nacional gjerman i hekurudhave Deutsche Bahn ka thënë se linja kryesore mes Hamburgut dhe Berlinit është mbyllur nga dëmet e stuhisë njëjtë ka ndodhur edhe me linjën mes Kassel dhe Goettingen.