Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Begaj ka thënë se rrëmbimi i policëve brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe është akt i rënd provokativ.
Ai kërkoi nga palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të tejkaluar situatën.
Tutje Begaj i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë. Ndërsa autoritete në Kosovë u ka thënë që të mos bien pre e provokimeve dhe të japin kontributin e tyre për çtensionimin e situatës.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj./gazetametro