Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të vendit. Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë.
Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se të dy viktimat janë nëna.
Mësohet se rrëmbimi i tyre ka ardhur si pasojë e qërimit të hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.
Po sot, KosovaPress ka raportuar se në veri të vendit janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët janë dërguar menjëherë në Serbi.