Artistja e njohur, Shkurte Fejza, erdhi në një rrëfim në programin ‘Më prit në fundjavë’.
Artistja rrëfeu se ndjen shumë kënaqësi që dy hitet e saj ‘Mora fjalë’ apo edhe ‘Xhamadani vija-vija’ këndohen edhe sot masivisht, sidomos nga brezi i ri në klube e festa nga më të ndryshme.
Shkurte Fejza u përlot në një moment kur fliste për luftën e Kosovës.
Ajo rrëfeu se me fëmijët në krahë u dëbuan nga shtëpia e se mes plumbave kanë parë vdekjen me sy.
Këto momente fatkeqësisht kanë lënë dhimbje ende tek ajo, pasi pohon se kur i kujton në shtëpi qan me dënese e se zgjohet shume e trishtuar për ditë të tëra.