Një mësuese ukrainase, e cila kaloi 65 ditë duke u strehuar nën tokë me foshnjën e saj gjashtë muajshe në fabrikën e çelikut Azovstal, ka folur për jetën në bastionin e fundit të rezistencës ukrainase në Mariupol.
Në një rrëfim të ndjerë dhënë për The Village, një faqe interneti ukrainase, Anna Zaitseva tregon historinë e përvojës së saj dymujore të bllokuar në “kështjellën brenda një qyteti”.
Burri i Zaitseva, ish-marins, kishte lënë ushtrinë dhe punonte në fabrikën e çelikut. Zonja Zaitseva ishte mësuese e gjuhës frënge në një shkollë në Mariupol.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ata vendosën të shkonin në Azovstal me djalin e tyre të vogël. Burri i saj u bashkua me regjimentin Azov.