GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rrëfimi i qytetarit që u keqtrajtua nga Policia në Rahovec: S’kom guxu me folë hiç, polici këtu o shtet

26/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Obiliq: 13 vjeçari sulmohet fizikisht nga disa fëmijë tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar në Rahovec e ka pësuar keq nga Policia, më 10 maj, pasi reagoi kur një zyrtar policor hyri pa rend për të marrë shërbim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Kjo i kushtoi atij me arrestim e keqtrajtim, madje edhe kërcënim për t’i mos denoncuar policët e përfshirë në rast. Sot u publikuan pamje ekskluzive ku shihet se si iu vërsulën policët para syve të babait të tij dhe e arrestuan nën dyshimet se tentoi ta sulmojë njërin prej tyre.

Por, e vërteta qëndron ndryshe. Është pikërisht qytetari i cili u sulmua nga zyrtarët policorë gjatë transportimit për në stacion policor. Ky është rrëfimi ekskluziv të viktimës, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore nga goditjet e policëve.

Viktima, një 39-vjeçar (emër i njohur për redaksinë), në një rrëfim për Sinjalin e ka përshkruar në detaje se si u përballë me policët, pasi protestoi për mos mbajtje të radhës në QKMF. I shqetësuar për gjendjen e babait të tij, i cili vuan nga diabeti, viktima tha se ata ishin duke pritur në radhë, ndërkohë që polici, me uniformë u lejua nga infermierja t’i kryej analizat, pa rend.

“Polici pa rend ka hyrë për analiza, na i kemi thonë që edhe na po presim në rend, po ai na është kthyer duke thënë se unë jam rendi dhe ligji dhe pas kësaj më kanë arrestuar dhe më kanë rrahur”, tha viktima.

Zyrtarët policorë iu vërsulën 39-vjeçarit dhe e prangosën në sy të babait të tij, teksa më pas e morën për ta dërguar në stacion, ku gjatë transportimit, sipas viktimës e kanë rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për sulmin që po e përjetonte, viktima iu kishte thënë policëve që do t’i denoncojë në Inspektorat Policor, por të njëjtit e kanë kërcënuar se nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë.

I mllefosur për rastin, ai tha se “polici në Kosovë është vet ligji”.

“Nuk kam guxu me denoncu, kam qenë i kërcënuar prej policit që mos me denoncu askund rastin. Ua kom përmend emrin (zyrtar i IPK-së), por më kanë thënë që nuk guxon me denoncu kurrkund hiç. Më kanë rreh ata mu, nuk kom guxu me folë mo, polici është ligj”.

Për shkak të dhunës dhe torturës që ka përjetuar, viktima ka pësuar lëndime trupore, të cilat shihen në fotografinë e mëposhtme.

Tags: policirrahje
ShareTweetShare
Previous Post

Sara e Ledrit bëhet kosovare me dialekt: E omel si nutella

Next Post

Moti sot në Kosovë

Next Post

Moti sot në Kosovë

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.