Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë një tubimi në Shupkovc të Mitrovicës.
Ai tha se qytetarët e Mitrovicës, nga çdo fshat dhe lagje, po rreshtohen përkrah kandidaturës së Bedri Hamzës dhe PDK-së.
“Çdo fshat e çdo lagje e Mitrovicës po rreshtohet krah Bedri Hamzës!”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
“Sonte në Shupkovc të Mitrovicës e morëm përkrahjen që na duhej.
Çdo fshat e çdo lagje e Mitrovicës po rreshtohet krah Bedri Hamzës!
#Rr7
#PDK131”