Në Podujevë është raportuar për një rrahje në mes të disa personave.
Policia njofton se si pasojë, një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor, së bashku me tre persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.
Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa me vendim të prokurorit, një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.