Raportohet se në një shkollë në Lipjan janë përleshur dy grupe të nxënësve.
Siç thuhet në raportimin e Koha.net, një nxënës ka marrë plagë të rënda, pasi dyshohet se është therur me thikë.
Sipas një burimi brenda policisë të Koha.net, rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës së mesme “Adem Gllavica”.
“Gjatë përleshjes mes dy grupeve, një nxënës i kësaj shkolle ka marrë plagë nga mjeti i thikës, andaj është dërguar menjëherë në emergjencë. Policia ka vendosur edhe shiritat dhe po merrej me rastin. Sipas informacioneve nxënësi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, i ka thënë burimi Kohës.
Nacionale ka provuar që të marrë të njëjtën informatë, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga policia.
Në momentin që do të ketë ndonjë informatë shtesë lidhur me këtë rast, do të njoftoheni.