Sot rreth orës 10:00, policia ka pranuar një informatë për një rrahje të ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave ku disa nga ta kanë marrë lëndime.
Të njëjtit janë transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin