Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.
Burimet e medias kanë bërë me dije se kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Kushnin të Prizrenit, ku disa persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një fëmijë 12-vjeçar.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve që pësoi nga sulmi, teksa bashkë me prindin e tij kanë denoncuar rastin në Polici. I mituri ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një zënke të momentit.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.