Pas një mosmarrëveshje në familje,një grua në Mitrovicë ëstë sulmuar nga kunata e saj fizikisht.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse e dyshuara është intervistuar.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë 25.11.2022-15:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Një rast pothuajse i njëjtë ndodhi edhe në Lipjan, me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.