Lojërat e fatit, megjithëse të ndaluara me ligj në vendin tonë, janë duke e vazhduar veprimtarinë e tyre, kryesisht në platforma online. Por ka edhe nga ato që funksionojnë jashtëligjshëm edhe në lokale.
Një prej tyre është edhe ‘Royall Kasino’ në Prizren e cila pa e qarë fare kokën për shtetin, po organizon lojëra të fatit brenda një lokali në Prizren, shkruan Reporteri.net.
Kjo kazino e promovon publikisht aktivitetin e saj në rrjetin social Instagram, dhe në videot që i shpërndan shihet se ka mjaft klientë që e frekuentojnë
Foto që dëshmojnë se si kjo kazino zhvillon aktivitetin e saj normalisht si të ishte në Las Vegas.