Media të shumta kanë raportuar sot për një lajm në të cilin pretendohej se këngëtari Alban Ramosaj ka dhënë një deklaratë lidhur me skualifikimin e Ronela Hajatit në Eurovison.
Blogeri, Olti Curri ka publikuar një video – incizim ku dëgjohej Alban Ramosaj të fliste rreth përfaqësimit të Ronelës në “Eurovision”, si dhe me rezultatin që Shqipëria do të arrinte nëse ai do ta përfaqësonte atë.
Por kjo deklaratë sipas këngëtarit Ramosaj nuk është e vërtetë. Ai ka thënë se zëri i tij është imituar.
Sipas tij individë të caktuar kanë tentuar që përmes këtij incizimi ta dëmtojnë imazhin e tij.
Tutje ai ka njoftuar se lidhur me këtë rast është duke punuar me rrugët ligjore, dhe se kush do që qëndron pas këtij rasti do të marrë atë që meriton.
Menjëherë pas kësaj, blogeri Olti Curri përmes disa videove të publikuara në Instastoryn e tij është shprehur se lajmin ka qenë shaka nga ana e tij si dhe ka sqaruar se do ta zgjidhin këtë ashtu siç do të dojë këngëtari.
Në anën tjetër, Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e edicionit të 60 – të të Festivalit të Këngës në RTSH, ku ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në “Eurosong” 2022. Vendi i dytë i takoi këngëtarit Alban Ramosaj.