Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është prezantuar sot në ceremoninë hapëse të Eurovisionit në Turino të Italisë.
Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë kombin me këngën “Sekret” në Eurovision, ka marrë vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq të kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e shoqëruar nga balerinët dhe delegacioni.
Hajati më herët ka treguar se ka bashkëpunuar me stilistë nga Kosova dhe Shqipëria për veshjet e saj në Eurovision.
Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet më 10,12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria do të këndojë e para në natën e parë gjysmë finale. /Zëri