Sonte është duke u mbajtur gjysëmfinalja e parë e “Eurovision 2022”.
Ronela Hajati ka hapur këtë Festival, duke performuar e para, shkruan lajmi.net.
Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Interpretimi i saj ishte mahnitës me një koreografi të veçantë të përgatitur prej disa muajsh me balerinën Klaudia Pepa.
Performanca e saj u përcoll me duartrokitje e brohoritje nga publiku, ka lanë të kuptohet se mirëpritet mirë ky projekt.
Krejt në fund, Hajati bëri shqiponjën si dhe në sallë nuk mungoi flamuri kombëtar shqiptar i cili po valëvitej nga mbështetësit e këngëtares.