Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali.
37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.
Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro.
Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë fantastike me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë.
Punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.