Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur me arritjen e Kosovës në përmirësimin e rezultateve në luftimin e korrupsionit.
Kësaj gjëje i është gëzuar ambasadori Rohde, që rritjen e ka parë që nga ardhja e tij me mision diplomatik, në vitin 2020.
“Kudos! Që nga ardhja ime në vitin 2020, Kosova është ngjitur 31 vende në Indeksin e Anti-korrupsionit. Tani renditet e 73-ta në nivel global, e dyta në rajon, pas Malit të Zi. Kjo arritje nxjerr në pah përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni këtë trend pozitiv!” u shpreh Rohde.