Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se tani prurjet e ujit në KEK, kanë arritur nivele optimale.
Sipas ministres Rizvanolli, edhe furnizimi i qytetarëve me ujë në rajonin e Mitrovicës ka filluar.
“24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”. Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.
“Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin”, shtoi ajo.