Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është drejtuar e mllefosur deputetëve të opozitës, duke i thënë se po vazhdojnë të thotë që çmimi i energjisë elektrike është shtrenjtuar për 100 përqind.
“Është e paimagjinueshme se sa mund të gënjejë njeriu për të njëjtën gjë edhe pasi demantohet 100 here dhe pasi qytetaret i marrin faturat. Nuk ka pasur rritje 100 përqind, krejt bota e din. Lëreni këtë punë, është e turpshme qysh gënjeni kështu”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.