Këngëtarja e njohur Rita Ora së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në festivalin “Coachella”.
Ndërsa së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur destinacionin e Shën Jean-Cap-Ferrat, në Francë.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive në një pishinë
Këngëtarja vë në pah bukurinë e saj natyrale, ndërsa prezanton edhe një nga tatuazhet në dorën e saj të djathtë.
Në “Coachella” Rita performoi këngën “It’s not me”, e cila ishte shkruar nga i dashuri i saj aktual Andrew Watt.
Mirëpo, këngëtarja Ora në një intervistë së fundmi për AOL Radio, tha se në kohën kur ishte shkruar kënga, Andrew nuk ia kishte dedikuar asaj.