Rita Ora e cila e njeh mirë fushën e modës dhe di ta tërheqë vëmendjen e publikut me stilin dhe dukjen e saj, i ndoqi disa ndeja të organizuara pas ceremonisë “Oscar”, para se ta ndiqte ndejën kryesore të vitit, “Vanity Fair Party”, e cila mbahet pas ndarjes së shpërblimeve akademike dhe zë vend në qendrën për artet performuese “Wallis Annenberg” në Los Anxhelos.
Rita shkëlqeu në këtë ngjarje e shoqëruar nga Taika Waititi, e veshur me një fustan të bardhë.