Rita Ora mahniti fansat në Teksas këtë fundjavë, duke performuar si e ftuar speciale në turneun “Tension” të Kylie Minogue.
E veshur me një fustan të frymëzuar nga stili kauboj, me dantella dhe çizme të bardha deri në gju, këngëtarja 34-vjeçare dha një paraqitje plot energji në Moody Center ATX.
Rita ndau fotografi dhe video nga prapaskena, ku u shfaq duke vallëzuar me trupën e saj dhe duke shijuar atmosferën në Austin.
Ajo postoi edhe momente nga pushimet e saj jashtë skene, përfshirë shëtitje në qytet dhe një darkë tradicionale me brinjë mishi.
Gjatë performancës, Rita surprizoi publikun me debutimin e këngës së re “HEAT”, të cilën e quajti perfekte për Miami.
Ajo interpretoi gjithashtu disa nga hitet e saj më të njohura, si “Your Song”, duke e mbushur skenën me energji dhe stil.