Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora raportohet se do të drejtojë ‘MTV Europe Music Awards’.
Artistja thuhet se është në bisedime të avancuara për të prezantuar ceremoninë e cila do të mbahet në Co-op Live Arena të Mançesterit më 10 nëntor.
“Rita nuk mund të ishte më e emocionuar. Ajo është shumë e angazhuar për momentin, por dashuria e saj e parë do të jetë gjithmonë muzika, prandaj kur iu kërkua të prezantonte ceremoninë, ajo e kapi rastin”, tha një burim.