Këngëtarja, Rita Ora mahniti me dukjen e saj në një dalje publike mbrëmjen e djeshme.
Artistja e mirënjohur, bëri një paraqitje në orët e vona teksa nuk iu shpëtoi paparazzeve, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Papirus.
32-vjeçarja, mori vëmendje me dukjen e saj, teksa kishte zgjedhur një veshje tërheqëse duke zbuluar nga hiret e saj të bukura trupore.
Flokët i kishte shndrruar në kaçurrela, ndërsa u zbukura edhe më shumë me makijazhin që kishte vendosur.
Dukjen e përfundoi me një palë çizme të gjata me ngjyrë të zezë dhe një çantë të cilën e mbante në krahë.
/Gazeta Papirus/