Eddie Nketiah është shumë afër rinovimit të kontratës me Arsenalin.
Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon më 30 qershor të këtij viti, por ai nuk do të largohet nga “Emirates Stadium”, transmeton Gazeta Express.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë do të nënshkruhet kontrata e re mes palëve.
Sipas tij, kontrata e re e Nketiahs do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Sipas tij, Arsenali e dëshironte me çdo kusht rinovimin e 22-vjeçarit.
Për Nketiahn interesim shprehen klubet angleze, Crystal Palace e West Ham United, si dhe dy klube nga Bundesliga, por ai nuk do të largohet.