Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka takuar një numër të madh të të rinjve nga Drenasi.Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se rinia e Drenasit i beson vetëm PDK-së.“Rinia në Drenas beson vetëm në platformën e rimëkëmbjes të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është konkrete dhe e zbatueshme. Këtë gjë ma dëshmuan sot gjatë bashkëbisedimit me ta. PDK. Rimëkëmbje. MergimLushtaku11”, ka shkruar Lushtaku në Facebook