Mesjava ishte e mbushur me zhvillime sportive, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore.
Të martën e të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e para të play-offit të Ligës së Kampionëve, ndërsa të enjten ato të Ligës së Evropës.
Edhe Superliga e Kosovës në futboll pati ndeshje interesante këtë javë, ndërsa në basketbollin vendor spikati finalja e Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi Trepça ndaj Bashkimit me rezultat 85:79.
Krejt këto emocione keni mundur t’i ndiqni në platformën më të pasur sportive në vend, Artmotion.
Por, rrini gati sepse sporti nuk merr fund këtu.
Këtë të premte, Artmotion do t’ju sjellë emocionet e ligave italiane, spanjolle e franceze, mes tjerash.
Në orën 20:45, Bologna do të përballet me Torinon në kuadër të Serie A, ndeshje të cilën do të mund ta ndiqni në kanalin sportiv S1.
Po në këtë orë, në Ligue 1 do të ndeshen Brest – Auxerre, e cila do të transmetohet në kanalet sportive të Kujtesës.
Ndërkaq, në orën 21:00, nga La Liga ju sjellim përballjen Girona – Getafe, e cila do të transmetohen në S2.
Këto dhe shumë më shumë ngjarje sportive mund t’i ndiqni në platformën më të pasur sportive në vend, Artmotion.