Rihanna mund të mos e ketë ende gati albumin e saj të nëntë, por ajo ka gati një këngë të re që do të dalë së shpejti, transmeton Gazeta Papirus.
Kënga, e titulluar “Friend of Mine”, u shfaq të mërkurën për herë të parë në trailerin e ri të filmit “Smurfs”, transmeton Klankosova.tv.
Në trailer, Rihanna shihet në studio gjatë regjistrimit të këngës, duke buzëqeshur teksa rregullon kufjet.