Sipas rezultateve preliminare në Malin e Zi, prej mbi 82 për qind të votave të numëruara ka fituar Lëvizja centralite “Tani Evropa“ e presidentit aktual të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Sipas rezultateve, kjo lëvizje është duke prirë me 25.6 për qiund të votave, ka raportuar Vijesti.
Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.5 për qind, “Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD-DNP) 15.1 për qind, koalicioni mes Lëvizjes Ura të Dritan Abazoviqit dhe demokratëve të Aleksa Beçiq kanë fituar 12.3 për qind.
Numërimi i votave po vazhdon edhe më tutje.
Këto kanë zgjedhjet e para në Malin e Zi, të zhvilluara në një kohë ku Milo Gjukanoviq nuk ka pushtet/Gazeta Papirus