Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga verifikimi i votave të subjekteve politike, e kanë ndryshuar ndarjen e ulëseve mes tyre në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje është rritur në 40.97 për qind, PDK-ja në 22.47 për qind, LDK-ja ka rënë në 17.14 për qind dhe AAK-ja ka rënë në 7.44 për qind.
Me këtë rezultat të verifikimit të votave në m
bi 92 për qind të vendvotimeve, del se LVV-ja do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK-ja do të rritet për një deputet më shumë, duke i bërë 26, LDK-ja do të bjerë për një deputet, e për pasojë do t’i ketë 19, ndërkaq AAK-ja do të vazhdojë t’i ketë 8 deputetë.
Partia Demokratike në 10-shen e saj më të votuar ka Bedri Hamzën, Memli Krasniqin, Uran Ismailin, Vlora Çitakun, Sala Jasharin, Enver Hoxhajn, Përparim Grudën, Jakup Nurën, Ganimete Musliun e Rrahman Ramën.