Po vazhdon numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit. Mëngjesin e së shtunës, ka nisur edhe numërimi votave me postë për Gjilan.
Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj nga terreni na njofton se janë numëruar disa kuti edhe për disa komuna.
Rezultatet i gjeni më poshtë:
VP 01/02 DRENAS – LDK 170, PDK 7, VV 121, AAK 40
VP 08/04 KLINË – VV 122, LDK 159, PDK 39, AAK 21
Vp 10/4 KAMENICË – LDK 104, AAK 10, VV 302, PDK 28
VP 05/03 DRAGASH – VV 122, LDK 72, PDK 34, SDU 69, Goranska 4 Nova stranka 4 Vakat 11 Familja 1
VP 07/02 KAÇANIK – VV 192, LDK 120, PDK 22, AAK 1, Familja 2
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.
Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,
Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.
Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.