Bukurije Rexhepaj-Dakaj nga skuadra e artilerisë në Betejën e Koshares ka thënë se fakti që më së shumti i është dhimbsur pas luftës është pyetja që është bërë nga njerëz se në cilën anë të politikës ka qenë ajo, apo bashkë-ushtarët.
Pas luftës kishte pasur shumë përpjekje që parti politike të përvetësonin këtë betejë. Mirëpo Rexhepaj Dukaj thotë se kjo pyetje asnjëherë nuk është bërë gjatë betejës nga asnjë ushtar.
“Kur jam kthyer gjatë luftës më ka vrarë shumë se më kë ke qenë, me cilin krah politik ke qenë. E them me përgjegjësi të plotë. Flas me përgjegjësi të plotë. Në asnjë moment, në asnjë sekond, unë nuk kam parë tek ndonjë ushtar që ka pasur asi biseda se me cilin krah je ti apo ai. Asnjëherë nuk është zhvilluar një bisedë e tij. Gjithmonë ka pasur ushtarë, më shumë e më pak. Por asnjëherë nuk është diskutuar kjo”, tregon ajo.
“Ka qenë fyerje të bëhet kjo pyetje. Nuk kemi shkuar për asnjë person aty. Kemi shkuar për vendin tonë”, shton ajo.