GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij kryesor

01/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër dëshmisë së dëshmitarit
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillime dramatike e të papritura raportohet të kenë ndodhur në Hagë. Rexhep Selimi duket se ka kërkuar që të zëvendësohet avokati i tij kryesor, pikërisht në kohën kur ka nisur gjykimi ndaj tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së që po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Selimi ka kërkuar që David Young të mos e përfaqësojë më në Hagë, duke e ndërprerë kontratën me të.

Në vendimin e Speciales thuhet që kjo gjë është bërë me një “përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij” por pa dhënë detaje specifike.

Në vend të Youngut ai ka kërkuar që të ketë avokat Geoffrey Robertsin.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

Në anën tjetër, z. Roberts duket se e ka pranuar kërkesën e Rexhep Selimit dhe do ta përfaqësojë atë në procesin gjyqësor në Hagë.

Në fakt, Roberts kishte qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit prej nëntorit të vitit 2020 si avokat ndihmues.

“Z. Roberts konfirmoi në Zyrën e Mbrojtjes se atij i ishte drejtuar një kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranojë emërimin.” – thuhet tutje.

Kujtojmë se Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – ka nisur më datë 4 prill të këtij viti. Ata po mbahen në paraburgim nga 5 nëntori i vitit 2020.

David Young e kishte bartur funksionin e avokatit kryesor të z. Selimi prej datës 12 nëntor 2020.

Tags: AvokatigjykatahagaRexhep Selimi
ShareTweetShare
Previous Post

Protestojnë bizneset e vogla, kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve në kioska

Next Post

Kurti: Do të jem i lumtur të shohë çfarë statuti për Asociacionin është përgatitur

Next Post
Zgjedhjet në veri/ Kurti për bojkotin e qytetarëve serb: Kishte fushatë kërcënuese nga Beogradi zyrtar

Kurti: Do të jem i lumtur të shohë çfarë statuti për Asociacionin është përgatitur

Lajmet e fundit

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.