Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha ka thënë se shkarkimi i rektorit të UP-së, Naser Sahiti paraqet një mesazh të keq për Universitetin e Prishtinës, qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosovën.
I ftuar në “Debat Plus” në TV Dukagjini, Rexha ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që një rektor të shkarkohet për arsye siç është shkarkuar Sahiti.
“Shkarkimi i rektorit është një mesazh i keq për qytetarët e Republikës së Kosovës, prindërit e studentëve, për prindërit e nxënësve që pretendojnë t’i bijnë fëmijët në UP dhe komunitetin akademik. Është një paradoks që ndodh në Kosovë që synojnë të përveshim vlerat demokratike dhe sjelljet i kemi të tjera. Nuk kam dëgjuar që të shkarkohet ndonjë rektor e aq më pak, për arsye se bgursat janë shpërndarë në qershor”, ka deklaruar Rexha i cili a theksuar se dëmi më i madh i është shkaktuar UP-së.
Oktaj Hasani nga organizata studentore “Reforma” ka thënë se si organizatë, të njëjtit kanë dëshmuar disa momentw që kanë treguar mungesë së aftësisë menagjeriale e një ndër to, edhe dita e votimit të anëtarve të këshillit drejtues.
“Kanë qenë dy grupe, studentët që kanë fituar zgjedhjet u është mohuar e drejta për të votuar në senat përkundër faktit që dinamika zgjedhore e kishte të caktuar siu pikë që zgjedhja e studentëve senator duhet të jetë pika e fundit. Në atë moment, përkundër faktit që senatorët kishin të drejtën ligjore, kishte tendencë nga ana e menagjmentit të futen senatorët e vjetër”, ka treguar ai.
Njëherit, ai ka përmendur çështjen e bursave akademike të vitit 2020 të cilën e ka ciilësuar sikurse “skandal të madh” ngase shpërndarja e tyre ishte bërë në qershor.
Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij. Kjo është bërë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat, më 21 nëntor.