Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, uji ka depërtuar në tavanin e Klinikës së dhe të Otorinolaringologjisë.
Në njoftimin e tyre thuhet se ky depërtim nuk e ka penguar punën.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre