Reperi i njohur Kendrick Lamar është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e dha vetë me një foto nga albumi i tij i ri “Mr. Morale & The Big Steppers”.
Reperi 34-vjeçar konfirmoi në kopertinën e albumit të tij të pestë se ai dhe e fejuara e tij, Whitney Alford, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.
Në foton familjare, të shpërndarë në Instagram fituesi i Grammy-t mban në krahë vajzën e tij 2-vjeçare, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ende.
Në sfond, e fejuara e tij Whitney Alford, 35 vjeç, shihet e ulur në një shtrat dhe duke ushqyer fëmijën e dytë.
Çifti, i cili filloi lidhjen në shkollën e mesme dhe konfirmoi fejesën në vitin 2015, nuk kishte njoftuar më parë se do të zgjeronin familjen e tyre.