GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Rënie, rënie, rënie: Kosova 800 milionë investime, Serbia rekord me 5.2 miliardë euro

31/03/2025
në Lajme, Opinione
Koha e leximit:4 mins read
Me mëngjes, Kurti e përmirëson lëshimin e pardjeshëm: LVV është e para në 22 komuna
Share on FacebookShare on Twitter

Paralajmërimet për konflikt të armatosur me Serbinë duket se e kanë dhënë efektin e tyre të parë në kurriz të Kosovës. Kur këto deklarime janë bërë rregullisht prej kryeministrit Albin Kurti, investitorët ekzistentë, por edhe ata që dikur ishin të interesuar, kanë shqyrtuar largimin. Kosova i bën shoqëri vetëm Bosnjës për nga niveli i ulët i investimeve të jashtme.

Investimet e jashtme të drejtpërdrejta nuk e kanë cak parësor Kosovën.

Bashkë me Bosnjën e Hercegovinën, ato mbeten dallueshëm prapa nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për njohës të ekonomisë, gjendja jostabile politike vlerësohet si shkaktari kryesor që të mos ketë interesim nga ana e investuesve të rinj, dhe ata që janë këtu të konsiderojnë largimin.

Në analizën për vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit ka vlerësuar se Investimi i jashtëm i Drejtpërdrejtë (Foreign Direct Investment – FDI) mbetet i kufizuar.

Ikja e investimeve të huaja është bërë temë edhe në mediumin serb ‘Kosovo Online’.

Ky medium ka sjellë një analizë nga bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitetit Social, Marko Mishkeljin.

Ai ka vlerësuar se mantra e një “lufte të mundshme”, e zhvilluar prej kryeministrit Kurti, i ka sjell atij vota të reja, porse një “retorikë e tillë jo vetëm që i ka dëbuar investitorët ekzistentë, por edhe ata që donin të investonin në Kosoë”.

“Nëse vazhdimisht e përsërisni, atë që tani është bërë mantër, se do të ketë me gjasë një konflikt dhe se Beogradi e dëshiron atë, kjo mund të ketë vetëm efekt neveritës për këdo që mund të ketë planifikuar për të investuar në ekonominë e Kosovës. Në anën tjetër, kur ata dëgjojnë mesazhe të tilla, ata jo vetëm që heqin dorë, por me gjasë as nuk e konsiderojnë më një opsion të tillë”, ka thënë Mishkeljin.

Ai ka vlerësuar se kërcënime të tilla ishin pjesë integrale e retorikës së qeverisë së Kurtit, me anë të të cilës ai fitoi një pjesë të madhe të votave në zgjedhjet e shkurtit.

“Kur i shohim paraqitjet publike të qeverisë në Prishtinë, ne e ndjejmë këtë praktikisht në secilën deklaratë. Fakt është që kjo është mënyra e Kurtit për ta ruajtur reputacionin e tij e për të fituar vota të reja përpara zgjedhjeve, por edhe për ta zhvendosur vëmendjen nga tema të tjera”, ka theksuar Mishkeljin.

“Gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë. Ekonomia është në telashe të mëdha. Nuk ka faktorë që sjellin rritje ekonomike, dhe stabiliteti është ai që tërheq investime e mund të sjellë rritje”.

‘Kosovo Online’ ka sjell edhe pikëpamjet e njohësit të ekonomisë Sasha Gjogoviq, se rritja konstante e tensioneve, ashtu sikurse edhe deklaratat për konflikte të mundshme, bëjnë që Kosova të jetë e fundit sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

“Politikanët janë këtu që të gjejnë zgjidhje përmes diplomacisë e paqes, e jo të shkaktojnë turbullira se diçka është në teh të thikës në kuptimin që do të ketë përshkallëzime deri në luftë. Kjo nuk është e mirë për kapitalin, për shkak se ai është komoditeti më i brishtë. Ai ikën e largohet shumë shpejt nga kjo pjesë, jo vetëm nga Kosova, sepse që të gjithë jemi të lidhur”, ka thënë Gjogoviq.

Ai ka nënvizuar se kjo vërehet nga niveli i investimeve të huaja të jashtme, që vjet ka qenë më i ulëti krahasuar me vendet e Ballkanit perëndimor.

“Vitin e kaluar, Kosova ka pasur mbi 800 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta, kurse në Serbi ka pasur një rekord prej 5.2 miliardë eurosh. Nga Ballkani Perëndimor, Kosova është më mirë vetëm se Bosnja e Hercegovina. Kjo kishte afër 800 milionë euro investime të jashtme për shkak të krizës së thekskuar politike që ekziston mes dy entiteteve. Kjo me siguri nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e standardit të jetës së popullatës”, ka thënë Gjogoviq.

Ai ka tërhequr vërejtjen se jostabiliteti e tensionet nuk e përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët, dhe se Kosova e Bosnja mbeten shembujt më të mirë në këtë drejtim.

“Kosova e Bosnja janë vendet me hyrjen më të ulët të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, madje më të ulëta sesa Mali i Zi. Kjo vjen pikërisht prej një jostabiliteti politik skajshmërisht të theksuar dhe paaftësisë për të arritur një marrëveshje paqësisht përmes kompromisit, pa rritur tensione e pa kërkesa ekstreme. Politikanët janë këto për të sjellë përfitime për njerëzit e për ta përmirësuar cilësinë e jetës, e jo për të shkaktuar tensione e thirrje për përshkallëzim në luftë”, ka shtuar ai.

Tags: Albin KurtiCol MehmetikosovaQeveriaserbiavv
ShareTweetShare
Previous Post

Një “Çokollatë e Dubait” e madhe merr vëmendjen e të gjithëve në një festival në Portugali

Next Post

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në Dibër

Next Post
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në Dibër

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në Dibër

Lajmet e fundit

Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.