GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Remzi Shala i njohur si komandant “Molla e Kuqe” dënohet me 9 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte

27/06/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Remzi Shala i njohur si komandant “Molla e Kuqe” dënohet me 9 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren ka shpllur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.

Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” akuzohej se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë H.P nga shtëpia e tij dhe pas disa ditësh trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

Aktgjykimi u shpall të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme, kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohej nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën H.P.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, A.P, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

Tags: kosovalajmeremzishala
ShareTweetShare
Previous Post

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Spanjë, sekuestrohen 4300 kg kokainë

Next Post

Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm drejt de-eskalimit

Next Post
Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm drejt de-eskalimit

Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm drejt de-eskalimit

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.