Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Zonen Operative të LLapit ,Rrustem Mustafa i njohur si ‘Remi’, ka folur për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai e ai çmon lart veprën e tij, duke e quajtur si figurë të jashtëzakonshme kombëtare. Ai ka theksuar se “Rugova i ka urdhërdhuar kryetarët e degëve të Podujevës, Prishtinës e Obiliqit e Fushë Kosovës që të vuhen në shërbim të UÇK-së tek unë, pastaj kanë ardhur tek unë”
Është figurë e jashtëzakonshme e kombit tonë. Ka qenë udhëheqës i shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi, I ka mobilizuar, mobilizimi i tij i ka kontribuar njohjes së njerëzve dhe përgatitjes për luftën çlirimtare. Mua personalisht me ka ndihmuar shumë organizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kam njohur personalisht z. Ibrahim Rugova”, ka thënë Mustafa në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.
‘Remi’ thotë se Rugova e humbi rastin që të jetë komandant i forcave të Kosovës që organizoheshin asokohe.
“Ai nuk ishte i aftë që ta përgatisë veten që ta merrte atë përgjegjësi”, ka shtuar ai.
Ai thotë se atëbotë lideri politik i UÇK-së, Adem Demaçi, kishte komunikim shumë të mirë me presidentin Ibrahim Rugova rreth organizimeve çlirimtare. Megjithatë, Remi thotë se as tash e sa kohë pas luftës nuk ka arritur ta mësojë se pse Rugova nuk qe i gatshëm ta merrte përsipër organizimin e luftës në Kosovë.