Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.
Sot në 25 vjetorin e tyre kanë vazhduar Homazhet e nderimet, duke i përkujtuar për vepren e tyre madhore, shkruan /Gazeta Papirus/
Ish komandanti i Zones Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar :
Statusi i tij :
Sot me bashkëluftar dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës nderuam Komandantin.
Nderime Edmond,Zahir,Hakif??????
Komandanti dhe nismëtarët e lirisë
Zahir Pajaziti ishte komandanti tipik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili përkufizoi në mënyrë shembullore taktikën dhe strategjinë e veprimit të UÇK’së, në luftën kundër okupatorit.
Komandanti fliste, organizonte, vepronte,derisa ne e dëgjonim, ëndërronim, frikesoheshim dhe pak nga pak angazhoheshim në strukturat luftarake që krijonte komandanti me shokët.
Me këtë betejë, Komandanti po sfidonte kohën, po kalonte mentalitetin tonë lokal dhe po krijonte njësi luftarake në çdo pjesë të Vendit. Punës së filluar, ai po i qëndronte besnik deri në vetëmohim.
Sot, falë këtij burri të madh dhe burrave të tjerë që e ndoqën pas, Kosova edhe shqiptarët janë të lirë dhe kanë aleatë faktorët më relevantë dhe vendimtarë të të gjitha kohërave dhe të të gjithë botës së përparuar.
Tani, në rrethana të reja duke iu falënderuar ndihmës së pakursyer të miqve tanëSHBA, ne çdo ditë e më shumë po bëjmë hapa konkret drejt qëllimeve tona zhvillimore-kombëtare.
Për Zahirin, Edmondin, Hakifin dhe gjithë të rënët i përjetshëm qoftë kujtimi dhe respekti!
Lavdi atyre që në rrethana të reja do të vazhdojnë të konkretizojnë idealet e Kombit Shqiptarë!