Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, i është drejtuar dje Këshillit të qytetit të New Yorkut, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Reka ka thënë se kryeqendra e botës, frymoi me Kosovën.
“I nderuar, t’i drejtohesha Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dje në mbledhjen e veçantë kushtuar këtij përvjetori të rëndësishëm të shtetësisë sonë”, ka thënë Reka.
“Seancën e këshillit të qytetit të Nju Jorkut, e hapi dhe e udhëhoqi veprimtari ynë, Mark Gjonaj – ish këshilltar i Nju Jorkut – ku folën edhe këshilltarët, David Carr, Robert Holden e Marjorie Velaszquez”.
“Pas ndarjes së mirënjohjeve për veprimtarët shqiptaro-amerikan, u shfaq një program kulturor me këngë dhe valle të Kosovës.
Këshilli i qytetit të Nju Jorkut, kështu iu bashkua festimit të ditëlindjes së 15-të, të Republikës së Kosovës”.
“Kryeqendra e botës, frymoi me Kosovën”.