Deputeti Albin Kurti është dënuar sërish me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në cilësi të dëshmitarit për Aferën e Rezervave Shtetërore.
Media “Kallxo.com” raportoi se gjobitja e dytë e Kurtit erdhi si pasojë e mosbindjes së këtij të fundit ndaj urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kurti para tre javësh ishte dënuar për herë të parë me 250 euro nga Gjykata, ndërsa pyetur nga gazetarët për komentim, pati thënë “më dënojnë mua kështu nganjëheër, por ju mos u mërzitni”.