Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është në kundërshtim me rregulloret e Dhomave të Specializuara.
Ai ka thënë se kjo gjykatë është jo transparente, si dhe një proces gjyqësor i stërzgjatur, e me vendime jo humane.
“Krahas procesit jo transparent, e të stërzgjatur, tashmë, kjo Gjykatë po jep dëshmi për vendime jo humane.
Vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është johuman dhe është në kundërshtim me Rregullen 56, paragrafi 3 të Rregullores së procedurës dhe provave e Dhomave të Specializuara.
Madje, Gjykata po e shkel edhe standardin e vet të cilin e ka zbatuar në disa raste”, ka shkruar ai.